Foto: Kallxo.com

8 vjet e gjysmë burg për plagosjen në qendër të Pejës

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin për rastin e plagosjes së katërfishtë që kishte ndodhur dy vite me parë në qendër të Pejës.

Në incidentin e 7 qershorit 2017 ishin plagosur Nexhdet dhe Bekim Kastrati, si dhe dy kalimtarë rasti.

Për këtë rast akuzoheshin Gëzim Hoxha dhe dy djemtë e tij, Rrethimi dhe Rrezoni.

Gëzim, Rrezon e Rrethim Hoxha u shpallën fajtorë për vrasje të rënde mbetur në tentativë si dhe për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar gjithsej me 8 vite e 6 muaj burgim.

“Andaj konform dispozitave ligjore, Gjykata të pandehurin Gëzim Hoxha e dënon me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 3 vjet e 2 muaj”, u tha në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues.

“I pandehuri Rrethim Hoxha me dënim unik burgimi në kohëzgjatje tri 3 vjet e 2 muaj” , tha kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu.

Ndërsa Rrezon Hoxha, që ishte liruar nga akuza në gjykimin e kaluar, sot u dënua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 2 vjet e 2 muaj.

Në seancën e kaluar palët në procedure dhanë fjalën përfundimtare.

Gjykata e Pejës edhe një herë i kishte shpallur fajtorë Gëzim, Rrethim dhe Rrezon Hoxhën, por pas ankesës se mbrojtjes, rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.

VIDEO: Shpallet Aktgjykimi për Plagosjen e Katërfishtë në Pejë

Kamerieri Dëshmon për Plagosjen e Katërfishtë në Pejë