Foto: Kallxo.com

VIDEO - Arrestohet Kryetari i një Organizate Studentore

Kryetari i një organizate të studentëve, Mexhid Ramusa, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, gjatë një proteste para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kundër menaxhmentit të UP-së.

Në pamjet e xhiruara nga gazetarja e KALLXO.com shihet një grindje e Ramusës me personelin e sigurimit të rektoratit pas përpjekjeve të këtij të parit që të shkruajë një parullë me sprej në murin e ndërtesës së rektoratit.

Pasi dështon në përpjekjen e parë, meqë sigurimi ia morën sprejin nga dora, Ramusa e gjen një sprej tjetër dhe provon që ta shkruajë parullën për herë të dytë.

Pasi ndalohet nga sigurimi, ai kapet nga Policia e cila për disa minuta e ka mbajtur brenda mjediseve të rektoratit për ta dërguar më pas në stacionin policor.