Semafori i rrëzuar - Foto: Rtv21

Vetura Rrëzon Semaforin në Prishtinë

Semafori dhe një shenjë komunikacioni janë shkatërruar plotësisht në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, transmeton Rtv21.

Ato kanë rënë përtokë nga goditja e një veture e cila është ndeshur për to.

Semafori dhe shenja kanë qëndruar në tokë derisa ende nuk ka dalë askush t’i rregullojë. /21Media