Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me bashkëpunëtorë, bëjnë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz - Foto: Facebook

Veseli Përulet ‘me Mall’ Para Varrit të Adem Jasharit

Në një postim në “Facebook”, Veseli ka treguar se ka bërë një vizitë edhe në Prekaz, “në fshatin që historia e kombit shqiptar e ka të gdhendur me shkronja të përjetshme për kontributin e pallogaritshëm të dhënë në luftën për liri”.

“U përula me mall e nderim para varreve të bashkëluftëtarëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre na mundësuan shtetin e pavarur që gëzojmë sot”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Veseli ka treguar se me këtë rast ka përuruar rrugën unazore të sapopërfunduar, të cilës, sipas tij, i është vënë një emër i bukur e shumë domethënës “17 Shkurti”.