Foto-ilustrim

Vdes në Spital Gruaja që Dogji Veten me Benzinë

45-vjeçarja, Bardhe Përndoj, nga Lezha, vdiq në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas dëshmive paraprake të të afërmve, Përndoj vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Kjo sipas tyre mund të jetë arsyeja që e çoi drejt aktit ekstrem të djegies me benzinë.

Një ditë më parë Policia e Lezhës raportoi se gruaja ishte vetëdjegur me benzinë për shkaqe ende të paqarta.

Ndërkohë edhe më parë 45-vjeçarja kishte tentuar të helmohej.

Pas ngjarjes së një dite më parë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. /21Media