Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tiranë, detaje nga arrestimi i 25-vjeçarit që tentoi ta digjte me benzinë ish të dashurën

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Tiranë, ku 25-vjeçari A.Ç., dyshohet se e sulmoi dhe tentoi ta digjte me benzinë ish të dashurën e tij.

I dyshuari kishte qenë në një lidhje me adoleshenten dhe ka bashkëjetuar më parë së bashku.

Por, kishin disa kohë që ishin ndarë dhe shkak ishte bërë xhelozia. Përveç kësaj ai dyshohet se e kërcënonte vajzën për t’u kthyer me të.

Siç raporton Euronews, në ndihmë të 25-vjeçarit ishin edhe dy miqtë e tij, të cilët u arrestuan gjithashtu nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati në kryeqytetin shqiptar.

Policia arriti të arrestojë dy prej djemve në flagrancë ndërsa ideatori i planit u prangos disa për më vonë. /Euronews.al