Vdes 54 vjeçja në Aksident Trafiku

Policia ka njoftuar se një 54 vjeçe ka humbur jetën në Gjilan pasi u godit nga një makinë të cilën e drejtonte njëzetvjeçari me inicialet  A. B.

Policia bëri të ditur se aksidenti ndodhi kur këmbësorja po e kalonte rrugën, ndërsa shoferi voziti pakujdesshëm dhe nuk ua përshtati shpejtësinë kushteve të rrugës.

Policia më tutje në komunikatë njoftoi se e lënduara në aksident u dërgua në QKUK në Prishtinë, por nuk u mbijetoi lëndimeve.

“Rreth orës 01:22, jemi njoftuar se edhe për kundër përpjekjeve  nga ana e personelit mjekësor këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas policisë, prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin policor prej 48 orëve për vozitësin që shkaktoi aksidentin, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com shkroi dje për një aksident tjetër në Istog, shkaktari i të cilit iku nga vendi i ngjarjes.

http://kallxo.com/godet-kembesorin-makine-dhe-ik/