Skuadra e futbollit Trepça ’89 ka fituar edhe Superkupën e Kosovës – Foto : KALLXO.com

Trepça ’89 Fiton Edhe Superkupën e Kosovës

Trepça ’89 ka fituar Superkupën e Kosovës duke e mposhtur Besën e Pejës me rezultat të thellë 5 me 0 në ndeshjen që u zhvillua në Gjilan.

Kampioni në fuqi ishte dukshëm më i mirë gjatë gjithë ndeshjes duke shënuar plot 5 herë.

NDËRLIDHUR

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 me 0, ndërsa në pjesën e dytë mitrovicasit shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Besës i janë larguar disa lojtarë gjate afatit kalimtare veror dhe nuk kishte përbërjen e futbollistëve ashtu si gjatë stinorit të fundit.

Besa sezonën e kaluar kishte fituar kupën e Kosovës duke e mposhtur Llapin në finale.

Pamje nga ndeshja Trepça ’89 – Besa – Foto: KALLXO.com

12 Gusht 2017 - 19:13

Taulant Osmani 12/08/2017 - 19:13
NDËRVEPRIMI29

Trepça ’89 Fiton Edhe Superkupën e Kosovës

by Taulant Osmani
NA NDIQNI

Send this to a friend