Thaçi në Telefon me Merkel, Bisedon edhe për Asociacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar sot me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Ai njoftoi se në një bisedë telefonike me Merkel biseduan për shumë çështje të brendshme të Kosovës.

“Me kancelaren Merkel biseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atë e sigurova se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, shkroi Thaçi

Ai po ashtu tha se temë e bisedimit të tyre ishte edhe Demarkacioni dhe Asociacioni për Komunat Serbe.

“ Pjesë e bisedës sonë ishte edhe roli konstruktiv i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe funksionalizimi i Ekipit Menaxhues, i cili është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, përfundoi ai.

17 Prill 2018 - 11:36

Doruntina Baliu 17/04/2018 - 11:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend