Thaçi Flet për një Telefonatë për Njohjet nga Vendet Arabe

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli edhe për mungesën e njohjeve nga vendet arabe.

Thaçi foli për një telefonatë të cilën ai thotë ta ketë dëgjuar vetë kur një kryeministër i një shteti mik të Kosovës i ka telefonuar disa prej drejtuesve arabë.

Thaçi thotë se telashet e vendeve arabe për ta njohur Kosovën kanë të bëjnë me lidhjet e tyre me Rusinë si dhe, në disa raste, nostalgjinë që këto vende kanë për shkak të marrëdhënieve të moçme me ish Jugosllavinë.