Sulmohet Punonjësi i KEDS-it pas Mosmarrëveshjes për Shkyçje

Një koordinator i KEDS-it është sulmuar në Gjilan.

Policia në raportin 24 orësh tregon se sulmi ka ndodhur pas njç mosmarrëveshjeje rreth shkyçjes nga rrjeti elektrik.

Policia njofton se i dyshuari për sulmin është arrestuar, ndërsa i sulmuari ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit për sulmin me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj punonjësve të KEDS-it.