Flamuri i Kosovës dhe ai i BE-së - Foto: REL/AFP

'Skenarët e Finales së Madhe Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë'

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG) do të mbajë konferencën – “Skenarët e `Finales së Madhe` ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në këtë konferencë të cilën e ka mbështetur Ambasada e Norvegjisë, do të flasin Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Albin Kurti kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ , Lutfi Haziri Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nataliya Apostolova (TBC), Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese Speciale e BE-së, Greg Delawie Ambasador i SHBA-ve në Republikën e Kosovës.

Përveç panelistëve pjesëmarrësit tjerë do të jenë diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë, zyrtar institucional të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile, publicistë dhe përfaqësues nga bota akademike.