Shpend Ahmeti Ndalon Petardat në Prishtinë

Mjetet piroteknike janë ndaluar të përdoren në vendet e hapura publike- tregje, rrugë dhe sheshe të Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti.

Ndalesa, sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, vlen nga 30 dhjetori 2017 deri më 3 janar 2018.

Ata që shkelin këtë urdhëresë mund të gjobiten në vlerë prej 100 eurosh.

Urdhëresën për ndalimin e mjeteve piroteknike do ta zbatojë Drejtoria e Ispekcionit.