SBASHK: Nxënësit të Mos Nisen në Shkollë Gjatë Grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SBASHK), ka bërë thirrje që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të mos vijnë në shkollë për orën e parë nesër.

NDËRLIDHUR

Kjo pasiqë kjo sindikatë ka shpallë grevë të përgjithshme për orët e para të të dy ndrrimeve me datën 14 shkurt.

Greva po fillon pas pakënaqësive të kësaj sindikate për mospërmbushjen e kërkesave të tyre nga qeveria.

Përmes një njoftimi SBASHK ka dhënë udhëzime se kur nxënësit duhet të vijnë në shkollë këto ditë.

” Më 14 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë.  Nëse gjendja nuk ndryshon , atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë.”, thuhet në njoftim.

Ata sërish kanë bërë thirrje për përmbushjen e kërkesave dhe kanë kërkuar përkrahje nga prindërit në këtë nismë.

“Qeveria borxhin ndaj punëtorëve të arsimit që me mund e  sakrifica  mbajtën gjallë arsimin shqip duke kundërshtuar  fuqishëm me shkumësa, libra  e me zemër,  tendencën e pushtuesit serb  për zhdukjen e arsimit dhe kulturës shqipe gjatë  viteve të okupimit. Prindër dhe nxënës të  nderuar na përkrahini në këtë përpjekje tonën për hir të respektit për mësimdhënësit e asaj kohe”, thuhet tutje në njoftim.

SBASHK: Një Orë Grevë më 14 Shkurt

ETIKETA

13 Shkurt 2018 - 11:28

Doruntina Baliu 13/02/2018 - 11:28
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight