Ministri Arsim Bajrami dhe kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, duke nënshkruar kontratën kolektive në prill 2017. Foto: MASHT

SBASHK: Buxheti 2018 të Përfshijë Pagat Shtesë për Mësuesit Pensionerë

 

SBASHK po vazhdon ‘betejën’ për zbatimin e Kontratës Kolektive të nënshkruar në mes sindikatës dhe ish-Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Sindikata e Bashkuar për Arsimi, Kulturë dhe Shkencë të Kosovës i është drejtuar me disa kërkesa Komisionit Parlamentar për Arsim.

SBASHK përmes një letre i bëri thirrje këtij komisioni që të qojë përpara kërkesat e mësimdhënësve të Kosovës që janë pjesë e kësaj sindikate.

Në veçanti, kjo sindikatë konsideron se në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 duhet  të ketë vijë buxhetore për realizimin  e nenit 35 të Kontratës  Kolektive të Arsimit e që ka të bëjë me 3 pagat suplementare dhe me tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

“Kujtojmë deputetët se duke dëgjuar  zërin e arsyeshëm të SBASHK-ut dhe duke përfillur angazhimet e Kryetarit  dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar  për Arsim ju do të dëshmonit respektin për punën me dekada të punëtorëve të arsimit të Kosovës  dhe  do të krijonit mundësinë që të drejtat e tyre të realizohen në mënyrë humane e jo , si po ndodh vazhdimisht përmes   Gjykatave”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

Kontrata Kolektive në mes të dy palëve të lartpërmendura është nënshkruar më 18 prill të vitit 2017

Ndërkaq, SBASHK ka ngritur padi ndaj Komunave të Kosovës për mosrespektimin e kësaj kontrate.

http://kallxo.com/sbashk-u-fiton-gjyqin-e-pare-ndaj-komunave-per-kontraten-kolektive/