Reagimi i Gjykatëses Kur e pa Djalin e Saj Duke Marrë Mito

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua pjesa e dytë e hulumtimit për negociatat e blerjes së një vendimi gjyqësor në gjykatën e Deçanit.

Kryetarja e Gjykatës në Deçan, Safete Tolaj, pas filmimeve të shfaqura nga “Drejtësia në Kosovë”, ku shihet se si djali i saj kërkon para për të mbyllur një lëndë për të cilën Tolaj e kishte në dorë, tha se për lëndën ka vendosur sipas bindjeve të saja dhe se nuk ishte në dijeni për ato se çfarë djali i saj bënte në emër të saj.

NDËRLIDHUR

“Kjo asnjë minutë nuk don lëshim. Absolutisht s’kam ditë… Unë e kam vendos lëndën sipas bindjeve ligjore. Në mënyrë absolute, pse janë ba këto të zeza”, ka thënë Tolaj.

Ajo e pranoi se ky rast e dëmton kredibilitetin e saj si gjykatëse.

Në të tjera detaje të hulumtimit të “Drejtësia në Kosovë”, Fisnik Tolaj përmend rrjetin e tij duke u premtuar familjes se ka gjykatës e avokatë në Gjykatën e Apelit të cilët vendosin në favorin e tyre.

Emisioni i plotë

20 Janar 2017 - 21:56

Adelina Ahmeti 20/01/2017 - 21:56
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight