Prishtina, Qyteti më i Ndotur në Botë

Kryeqyteti i Kosovës momentalisht qëndron në vendin e parë në botë për sa i përket nivelit të ndotjes së ajrit.

Sipas matjeve të ‘Air Quality Index’ (AQI), në këto momente indeksi i ndotjes në Prishtinë është 262 apo ‘Shumë e pashëndetshme’.

Menjëherë pas Prishtinës, në nivelin e madh të ndotjes janë dy qytete të Kinës.

Sot në një vendim të kordinuar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë bllokuar disa rrugë të kryeqytetit për makina, si masë emergjente kundër ndotjes së ajrit.

Niveli i ndotjes në Prishtinë, ka qëndruar në shifra jo të shëndetshme për gjatë tërë javës.

KALLXO.com po transmeton live indeksin e qyteteve më të ndotura në botë ku po prin Prishtina.

LIVEIndeksi i cilësisë së ajrit në PrishtinëBurimi: Airvisual.com

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 31 janvier 2018