Google Maps tani ju ndihmon të gjeni ajër të pastër

Google Maps si në sistemin iOS ashtu edhe në Android ka një shtresë të re të Cilësisë së ajrit që mund të jetë e dobishme kur planifikoni shëtitjen tuaj të ardhshme me biçikletë në kohë të mira, ose për të planifikuar arratisjen tuaj nga smogu dhe tymi në raste të këqija.

Shtresa e re shfaq një mbivendosje të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) direkt në rrjetin e hartës duke përdorur të dhëna qeveritare të mbledhura nga agjenci si EPA në SHBA për të treguar se sa i shëndetshëm është ajri në përgjithësi. Më mirë akoma, ai gjithashtu paraqet të dhëna të mbledhura nga rrjeti i sensorëve të PurpleAir për t’i raportuar kushtet hiperlokale në nivelin e rrugës. Klikimi mbi leximet AQI të vendosura rreth Google Maps ofron më shumë informacion mbi ndikimin shëndetësor të cilësisë së ajrit, kohën dhe burimin e leximit të fundit, si dhe lidhje për të mësuar më shumë.

Sensorët me kosto relativisht të ulët të PurpleAir i masin grimcat duke përdorur numëruesit e grimcave lazer. “Në thelb ju shkëlqeni një lazer nëpër ajër dhe më pas grimcat në ajër reflektojnë dritën dhe detektori i kap ato reflektime”, shpjegoi themeluesi i PurpleAir Adrian Dybwad për The Verge në vitin 2020, kur sensorët e kompanisë së tij u bënë një mënyrë popullore për ta gjurmuar tymin e prodhuar nga zjarret katastrofike që shpërthejnë në të gjithë Bregun Perëndimor. Vitin e kaluar Google Maps shtoi një shtresë zjarri për ta gjurmuar kërcënimin në rritje.

Përveç PurpleAir, Breezometer është gjithashtu në biznesin e hartës së cilësisë së ajrit hiperlokal. Pronarët e biçikletave elektronike Coëboy janë mbështetur në të dhënat e kompanisë për ta shmangur ndotjen në udhëtimet e tyre që nga fillimi i vitit të kaluar. Breezometer, megjithatë, përdor modele komplekse – jo sensorë fizikë – për ta arritur një rezolucion të pretenduar të të dhënave prej 5 metrash./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala