Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Presidenti Thaçi i Telefonon Presidentit të Serbisë

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, presidenti Thaçi njofton se sapo ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka uruar për detyrën e re.

“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Thaçi.

Aleksandar Vuçiq është zgjedhur president i Serbisë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në prill të këtij viti. Ceremonia e inaugurimit të tij është mbajtur të premten, më 23 qershor.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Thaçi i ka telefonuar Vuçiqit.

Hashim Thaçi i ka telefonuar tashmë presidentit serb edhe në janar të këtij viti.

http://kallxo.com/thaci-bisedoi-ne-telefon-vuciqin/

Po ashtu, në mars të këtij viti, presidenti Thaçi i kishte telefonuar atëherë kryeministrit serb për ta njoftuar rreth nismës së tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa, Thaçi e Vuçiq janë takuar shumë herë në kuadër të dialogut të Brukselit për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.