Presidenti Thaçi e Ministrja Hoxha në Paradën e Krenarisë

Paradës së Krenarisë që është organizuar për herë të parë në Kosovë i është bashkuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

NDËRLIDHUR

Në mesin e qindra pjesëmarrësve në ngjarjen e organizuar nga disa organizata që përkrahin të drejtat e komunitetit LGBT është vërejtur edhe presidenti i Kosovës.

“Jam këtu për të shprehur mbështetjen institucionale për komunitetin LGBTIQ dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta, se shteti dhe shoqëria e Kosovës janë ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe lirisë për të gjitha komunitetet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se nuk do të lejojë që kushdo në Kosovë të ushtrojë frikë ose kërcënime kundër ndonjë individi ose ndonjë grupi.

“E vlerësojmë angazhimin e të gjithëve për liritë dhe të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të promovohen”, ka shtuar presidenti, duke theksuar se institucionet e shtetit të Kosovës e përkrahin dhe mbrojnë çdo qytetar në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës.

Po ashtu, në këtë tubim është parë edhe ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha.

Ndryshe, para pak minutash ka nisur Parada e Krenarisë që është organizimi më i madh publik në Kosovë i komunitetit LGBTI dhe përkrahësve të komunitetit.

 

Ministrja Dhurata Hoxha ne Paradën e Krenarisë – Foto: KALLXO.com

Po ashtu, Paradës i janë bashkuar edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, drejtori i misionit USAID në Kosovë, James Hope, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, etj.

10 Tetor 2017 - 12:03

Ardit Kika 10/10/2017 - 12:03
NDËRVEPRIMI178

Presidenti Thaçi e Ministrja Hoxha në Paradën e Krenarisë

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend