Policia Shpëton Vajzën që Tentoi Vetëvrasjen

Në raportin e përditshëm policia njoftoi se në Ferizaj ka arritur ta shpëtojë një vajzë që tentoi vetëvrasjen.

“Viktima femër ka tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, me qëllim që të vetëvritet. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe shpëtojnë viktimën”, thuhet në raportin policor.

Policia më tutje tregon se pas shpëtimit, tentueses së vetëvrasjes i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërsa rasti i saj po hetohet.

KALLXO.com ka shkruar edhe për rate tjera të vetëvrasjeve në tentativë.

http://kallxo.com/tenton-vetevrasjen-per-shkak-te-shantazhit/

http://kallxo.com/tenton-vetevrasjen-ne-qkuk-e-trajtuara-per-djegie/