Policët Sulmohen me Grushte e Shqelma

Në Ferizaj, më saktësisht në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, gjatë ditës së djeshme një person është shtrirë në rrugë dhe ka bllokuar rrugën kryesore duke penguar qarkullimin e veturave e të këmbësorëve.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka ndërmarrë veprimin për ta larguar të dyshuarin nga rruga, por i njëjti është ngritur dhe ka filluar të sulmojë zyrtarët policorë me grushte e shqelma.

Zyrtarët policorë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për sulme ndaj zyrtarëve policorë.

http://kallxo.com/sulmon-policet/

http://kallxo.com/dehuri-sulmon-policin-ne-gjakove/