Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për Kryeministër. Foto: Facebook

Pasuria e Kandidatit të LDK-së për Kryeministër

Në dy vitet e deklarimit të pasurisë në këtë post, atë të vitit 2015 dhe 2016, shefit të arkës së shtetit është treguar ekonomist.

Pas tërheqjes së Isa Mustafës, ministri në largim i financave, Avdullah Hoti sot është nominuar zyrtarisht nga LDK për Kryeministër.

NDËRLIDHUR

Në dy vitet e deklarimit të pasurisë në këtë post, atë të vitit 2015 dhe 2016, shefit të arkës së shtetit është treguar goxha kursimtar, duke arritur që të blejë një banesë nga të ardhurat familjare.

Në deklarimin e pasurisë së vitit 2016, Hoti ka të deklaruara mbi 18 mijë euro para të gatshme të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve. Ai si pasuri të paluajtshme i ka deklaruar edhe dy banesa në vlerë 128 mijë euro dhe pasuri të luajtshme veturë në vlerë prej 5 mijë e 800 euro.

Burimi i këtyre të ardhurave, siç shkruan në deklarimin e pasurisë, është paga e tij si ministër dhe pagat si profesor i asocuar në dy fakultete, si dhe paga e bashkëshortes, të cilat arrijnë brenda vitit në 43,113 euro.

Një vit më parë, në deklarimin e pasurisë së vitit 2015, Hoti kishte pasur të deklaruar vetëm një banesë, por më shumë “cash”, apo afër 53 mijë euro. Ndërsa të hyrat vjetore për vitin 2015 janë pothuajse të njëjta.

Avdullah Hoti u emërua ministër i financave më 9 dhjetor 2014. Më herët ai ka qenë nënkryetar i komunës së Prishtinës për tri vjet gjatë kohës sa komuna drejtohej nga Isa Mustafa.

16 Maj 2017 - 14:47

Erjonë Popova 16/05/2017 - 14:47
NDËRVEPRIMI0

Pasuria e Kandidatit të LDK-së për Kryeministër

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend