Partitë e Vjetra Shqiptare të Kërcënuara Nga të Rejat

Një hulumtim i fundit i opinioni i bërë në Maqedoni tregon se dy partitë e vjetra të shqiptarëve mund të përballen me sfida serioze në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Partitë e reja joparlamentare të shqiptarëve, të ndara në dy blloqe, kanë marrë më shumë mbështetje sepse atë që ato e kanë ofruar ndryshon nga ajo se çka BDI dhe PDSh e kanë ofruar për vjet të tëra”, tha për BIRN analisti politik Xhelal Neziri.

Sondazhi i publikuar të dielën nga Instituti për Hulumtime të Qeverisjes së Mirë tregon se BDI e Ali Ahmetit, e cila është në koalicion qeveritar nga viti 2008, ëshët edhe më tej partia më e madhe e shqiptarëve me 13.4 përqind të votave.

Por një parti e re, Besa, është shumë afër BDI-së me 10.2 përqind.

Një parti tjetër e re, PDSh- Lëvizja për Reforma, është gjithashtu shumë afër partisë së vjetër PDSH të Menduh Thaçit me vetëm 1.3 përqind më pak të mbështetjes.

Neziri tha se mund të ketë befasi edhe pse sondazhet në Maqedoni nuk janë gjithmonë relevante dhe jo gjithmonë parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve, sepse ato shpesh përdoren për qëllime të propagandës.

http://kallxo.com/sela-federalizmi-nje-prej-zgjidhjeve-te-mira-per-maqedonine/

“Shqiptarët në Maqedoni kanë pasur pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e kaluara për shkak të pakënaqësisë me dy partitë, BDI dhe PDSh”, tha Neziri.

Partia kryesore opozitare në Maqedoni, Lidhja Social- Demokrate, LDSM, është gjithashtu seriozisht duke kërkuar vota prej shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, gjë që paraqet risi. Partitë politike në Maqedoni janë tradicionalisht të ndara në vija etnike.

“Ofertat e partitë joparlamentare dhe të LSDM-së mund të rezultojnë me pjesëmarrje më të lartë ndër shqiptarët në këto zgjedhje dhe të sjellin befasi në rezultate”, tha Xhelal Neziri.

http://kallxo.com/ali-ahmeti-kunder-federalizimit-te-maqedonise/

Dy blloqet e reja në koalicione të përbëra nga parti joparlamentare shqiptare do të garojnë krahas BDI-së dhe PDSh-së në dhjetor.

Një nga këto blloqe bashkon LR PDh-në, Unitetin dhe RDK-në e Vesel Memedit. Besa dhe RDK e drejtuar nga Fadil Zendeli kanë formuar një koalicion tjetër.

Deri më tani, gjithçka duket në lojë sepse afër 55 përqind e shqiptarëve kanë thënë se nuk kanë vendosur ende për të do të votojnë, ose nëse do të dalin fare në zgjedhje.

Shqiptarët përbëjnë gati çerekun e popullatës në Maqedoni.