Nga një seancë ku katër deputetët ishin në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Paralajmërohet Urdhërarrest dhe Paraburgim për Albin Kurtin

Gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi sot lëshim të urdhërarrestit dhe paraburgim ndaj Albin Kurtit.

Pasi Albin Kurti, njëri nga katër deputetët e “Vetëvendosjes” të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit nuk ishte i pranishëm në gjykatë, gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi se do të merren masa për këtë çështje.

NDËRLIDHUR

Gjyqtari Kalludra tha në seancë se për të siguruar praninë e Albin Kurtit në gjykatë do të lëshojë urdhërarrest dhe do t’ia caktojë atij paraburgimin.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.

Deputetet Mungojnë në Gjykimin e Kolegëve të VV-së

Paralajmërimin e gjyqtarit Kalludra që për Albin Kurtin të lëshohet urdhërarrest dhe atij t’i caktohet paraburgimi, e akuzuara tjetër e këtij procesi Donika kadja-Bujupi e cilësoi përndjekje politike të ish-liderit të “Vetëvendosjes”.

Por sot nuk mungoi vetëm Albin Kurti.

E pranishme nuk ishte as prokurorja, ndërsa munguan kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Armend Zemaj e Naser Osmani që ishin ftuar si dëshmitarë.

Nga dëshmitarët e paraparë në gjykatë kishin ardhur vetëm deputetët Flora Brovina, Nuredin Ibishi e Blerta Deliu.

Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar.

Sipas aktakuzës, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

21 Prill 2017 - 09:37

Labinot Leposhtica 21/04/2017 - 09:37
NDËRVEPRIMI0

Paralajmërohet Urdhërarrest dhe Paraburgim për Albin Kurtin

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend