Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për Burrin që Dyshohet se Ushtroi Dhunë Ndaj Gruas

Të pandehurit me inicialet M.A. i është caktuar paraburgimi nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar personit me inicialet M.A. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji nën dyshimin se ka ushtruar njëherë dhunë psikologjike e më pas edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Përmes komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bërë e ditur se kjo masë i është caktuar meqenëse është konstatuar se i njëjti është recedivist.

“Me këto veprime i pandehuri M. A. dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet më tej në komunikatë.