Foto-ilustrim | Foto: Atdhe Mulla

Nuk Lejohet të Votojë Komisioneri me Sprej në Gishta

Në vendvotimin 2701b/09r në Shkollën “Lutfi Musiqi” ne Vushtrri një person nuk është lejuar te votojë për shkak te sprejit në gishta.

Kryesuesi i vendvotimit Gëzim Aliu nuk ka lejuar votimin e këtij personi.

Personi të cilit iu zbulua sprej në gishta është komisioner në një vendvotim tjetër.

Edhe një person tjetër në Ferizaj nuk u lejua të votojë ngase në gishtat e tij kishte gjurmë të dritës fluoreshente.

http://kallxo.com/ferizajasi-nuk-lejohet-te-votoje/

Spreji dhe drita fluoreshente janë masa për ta parandaluar votimin e serishëm të dikujt.