Ilustrim

Një i lënduar nga shpërthimi në deponë e derivateve, në gjendje të rëndë

Zyrtarë të QKUK-së thanë se kanë pranuar një të lënduar nga shpërthimi i sotëm në deponë e derivateve në fshatin Miradi të Epërme të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës më herët tha se nga ky shpërthim, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Por zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se në Qendrën Emergjente është pranuar një person, gjendja e të cilit, sipas tij, mbetet e rëndë.

“Në Emergjencë ka ardhur vetëm një rast i rëndë me djegie të rënda. Është duke u bërë maksimumi nga stafi mjekësor por gjendja e tij mbetet e rëndë për shkak të djegieve që ka marrë”, tha Shpend Fazliu.