Qendra për të moshuarit - Foto: Facebook

Në Prishtinë Përurohet Qendra për të Moshuarit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përuruar sot Qendrën e të Moshuarve.

Ky objekt ndodhet në vendin  ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.

“Një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë, si pilot-projekt, dhe nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera” thuhet në njoftimin e Komunës.

Qendra ka kapacitet për 60-65 persona, dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim.

“Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive” njofton Komuna.

Që nga java e ardhshme, qendra do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit.