Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg - Foto: REL/AFP

NATO i Zgjat Mandatin Stoltenbergut

Aleatët e NATO-s i zgjatën mandatin Jens Stolenbergut si sekretar i përgjithshëm i Aleancës deri më 30 shtator 2020.

“Aleatët e përgëzojnë sekretarin e përgjithshëm dhe kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim, në përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit 21”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Stoltenberg, i cili më herët ka qenë kryeministër i Norvegjisë, ka udhëhequr NATO-n qysh në vitin 2014.

Ai shkroi në Twitter se është “i nderuar” me vendimin e 29 vendeve anëtare.

Stoltenberg mori kryesimin e Aleancës në muajt pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nxiti separatizmin në Ukrainën lindore. (REL)