Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Mustafa: Askush nuk Mund të Marrë Vendime për LDK-në

Isa Mustafa, kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë në një reagim në Facebook ka thënë se askush nuk mund ta mësojë LDK-në se çfarë të bëjë.

“Publicistë të caktuar e disa drejtues të shoqërisë civile u përpoqën e po përpiqen të diktojnë se kush sipas tyre duhet të drejtojë LDK-në, e LDK u thotë se ata duhet të presin në rend, të aktivizohen në nëndegë, të propozohen nga degët në Kuvendin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. LDK është e hapur për opinione të ndryshme, por LDK vendos vetë. Askush nuk mund të marrë vendime për LDK-në”, shkroi Mustafa.

Ai më tutje në postimin e tij shkroi se disa ia duan fundin LDK-së, por sipas Musdtafës kjo parti vetëm rigjenerohet.

“LDK mëson nga votat e qytetarëve, por LDK e ka të qartë se ajo nuk është parti që shërbehet me popullizëm, por se ajo ka një histori të pasur të një partie prijëse shtetformuese”, shkroi Mustafa.

Edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit në të cilin Koalicioni LDK-AKR-Alternativa u rendit i treti, Mustafa tha se kjo parti do të reflektojë.

http://kallxo.com/mustafa-per-zgjedhjet-mbizoteroi-zeri-i-kundershtimit/

Një reagim të ngjashëm si të sotmin, Mustfa po në Facebook e pati pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të LDK-së, kur si sot tha se LDK vendos vetë.

http://kallxo.com/mustafa-ldk-vendos-vete/