Mund të Shtyhet Gjykimi i Fisnik Ismailit

Seanca ndaj deputetit Fisnik Ismaili për lotsjellësin në Kuvend, e caktuar më 12 shkurt mund të shtyhet.

Mundësinë e shtyrjes së seancës e konfirmoi për KALLXO.com Betim Shala, avokati i Ismailit.

Shala tregoi se ka kërkuar shtyrjen e kësaj seance, me arsyetimin se më 12 shkurt do të jetë në një seancë tjetër të përcaktuar më herët.

Gjykata nuk ka njoftuar ende nëse do ta shtyjë seancën ndaj Fisnik Ismailit.

Ismaili po akuzohet mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar të armëve.

Sipas Prokurorisë, Fisnik Ismailit më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 10:45, pas kontrollit nga Policia e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy bombola me gaz lotsjellës, të fshehura në këpucët e tij.

Aktakuza thotë se tendenca e Ismailit kishte qenë t’i fuste bombolat me gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.