Motoçiklisti në gjendje të rëndë pas aksidentit në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, tha për KALLXO.com se nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë një person.

“Rreth orës 17:00, ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti”, tha Fejzullahu.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme edhe për një aksident tjetër në Fushë Kosovë.

http://kallxo.com/kater-te-lenduar-ne-aksident-ne-fushe-kosove/

Katër persona janë lënduar në këtë aksident.