Pamje nga një seancë e kaluar e gjykimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve - Foto: KALLXO.com

Mbyllet Seanca ndaj Limajt dhe të Tjerëve

Sot seanca në Rastin MTPT ku të akuzuar janë Fatmir Limaj dhe katër persona tjerë është mbyllur për publikun.

Lajmin për mbylljen e seancës për KALLXO.com e konfirmoi avokati i të akuzuarit Nexhat Krasniqi, Florent Latifaj.

Latifaj e tregoi edhe arsyen e mbylljes së seancës.

“Po, sepse nuk ka asgjë me procedu, por vetëm me u dakordu për seancat në vazhdim dhe për detajet tjera”, tha avokati Latifaj.

Në këtë proces gjyqësor më herët ishin shtyrë tri seanca të muajit tetor.

Në seancën e kaluar të këtij gjykimi, dëshmoi një inxhinier gjerman i rrugëve që konstatoi se e parë me standardin gjerman Rruga Ponesh- Zhegovc në Komunën e Gjilanit ka një bazament 50 për qind më të hollë sesa duhet.

http://kallxo.com/eksperti-gjerman-tregon-cilesine-e-rrugeve-ne-gjykimin-e-limajt/

Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar. Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Gjykimi lidhet me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.