Shtyhen Tri Seanca të Gjykimit të Fatmir Limajt

Tri seanca të gjykimit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre janë anuluar.

Lajmin për anulim të tri seancave që ishin paraparë për tri ditë rresht e konfirmoi për KALLXO.com Sevdali Zejnullahu, avokati i Shpëtim Telakut, të akuzuarit tjetër të këtij procesi gjyqësor.

Zejnullahu tha se ka pranuar e-mail nga gjykata në të cilin thuhej se shqyrtimi gjyqësor që parashihej të mbahej në datat 18, 19 dhe 20 tetor është anuluar, pa dhënë ndonjë arsye.

Në këtë proces gjyqësor Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit. Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.