Mbi 20 të Vrarë në Sulmin Terrorist në Mançester

Shpërthimi ndodhi të hënën rreth orës dhjetë në mbrëmje, në përfundim të një koncerti të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Siç raporton BBC, Policia e Manchesterit thotë se sulmuesi ishte mashkull dhe vdiq nga shpërthimi i eksplozivit që po e mbante me vete.

60 ambulanca erdhën te vendi i sulmit dhe të lënduarit po trajtohen në gjashtë spitale të ndryshme.

Shpërthimin në të cilën vdiqën edhe fëmijë, dëshmitarët e cilësojnë si të tmershëm dhe barbar.

Ndërkaq Kryeministrja e Britanisë së Madhe Teresa May pritet që të caktojë një takim emergjent sot paradite.

Flamujt po valojnë në gjysëm shtizë në Downing Street dhe partitë politike i kanë ndërprerë fushatat elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.