Beniamin Netanyahu | Foto: REL/AP

Netanyahu: Izraeli do hakmerret për këtë ditë të zezë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do hakmerret për këtë ditë të zezë pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit ku qindra qytetarë izraelitë mbetën të vdekur e shumë tjerë të plagosur.

Ai theksoi se ajo që ndodhi sot, nuk është parë kurrë në Izrael.

“Izraeli do hakmerret për këtë ditë të zezë” – tha ai.

Ai po ashtu theksoi se Hamasi është përgjegjës për mirëqenien e pengjeve.

Deri tani rreth 150 izraelitë janë konfirmuar të vdekur nga sulmi i militantëve të Hamasit.

Derisa, mbi 250 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet kthyese të forcave të Izraelit.

Për shkak të gjendjes aktuale, kryeministri Netanyahu i ka kërkuar opozitës të formojnë një qeveri emergjente.

Militantët e Hamasit kanë marr shumë qytetarë izraelitë si pengje në rripin e Gazës./BBC

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë