Lumezi: Rasti i Telekomit po Trajtohet nga Prokuroria Speciale

Lumezi tha se po mbledhin informacione për rastin e Telekomit të Kosovës, të cilin Gjykata e Arbitrazhit e dënoi me afro 30 milionë euro, të clilat duhet t’ia paguajë kompanisë “Z-Mobile”.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha sot se rasti i Telekomit të Kosovës është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

NDËRLIDHUR

Kryeprokurori tha kështu kur u pyet se a po hetohet dikush pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila e ka dënuar Telekomin me 30 milionë euro, shumë e cila duhet t’i paguhet kompanisë “Z-Mobile”.

“Ky rast po trajtohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe i kemi ndërmarrë hapat e parë në drejtim të grumbullimit të informacioneve për të vërtetuar se a ekziston dyshimi i arsyeshëm për të filluar procedurën penale”, tha Lumezi.

Ai shtoi se janë duke u zbatuar dispozitat ligjore për secilin rast që ka dyshime të arsyeshme për ndonjë vepër penale.

“Pas marrjes së informatave nga Policia, të jeni të sigurt se prokuroria do të veprojë në rast se ka dyshime për vepër penale, pavarësisht se kush është i dyshuar e kush i implikuar në këtë rast”, shtoi ai.

Kryeprokurori Lumezi deklaroi kështu kur paraqiti raportin e punës së Prokurorisë së Shtetit gjatë vitit 2016.

Sipas Lumezit, prokurorët e shtetit gjatë vitit 2016 kanë zgjidhur 63 mijë e 555 lëndë të natyrave të ndryshme.

Dje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Qeveria nuk merr kurrfarë barre në kontestin Telekomi i Kosovës – kompania “Z-Mobile”.

http://kallxo.com/mustafa-telekomi-pergjegjes-per-vendimin-e-arbitrazhit/

20 Prill 2017 - 15:13

Adelina Ahmeti 20/04/2017 - 15:13
NDËRVEPRIMI0

Lumezi: Rasti i Telekomit po Trajtohet nga Prokuroria Speciale

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend