LDK e VV i shkojnë Kadri Veselit në konak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka ftuar liderët e partive politike të martën në tryezën politike për të diskutuar për konsensusin politik në vend. Dy partitë e mëdha opozitare e kanë konfirmuar për KALLXO.com se do të marrin pjesë.

Edhe pse në ftesën e tij, Kadri Veseli u’a drejton ftesën homologëve të tij, kryetarëve të partive, dy prej partive politike opozitare nuk do prezantohen me kryetarët e tyre, por me nivel më të ulët udhëheqës.

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku në një prononcim të shkurt për KALLXO.com e konfirmoi pjesëmarrjen e LDK-së dhe mospjesëmarrjen e kryetarit Isa Mustafa.

“Natyrisht që marrim pjesë sepse këto tryeza i kemi nisur ne. Në tryezë do përfaqësohemi nga ndonjëri prej nënkryetarëve por ende s’kemi vendosur se kush”, tha deputetja Doruntinë Maloku për KALLXO.com

Ndërsa edhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i shkoj në konak Kadri Veselit. Por edhe kjo parti nuk e ka dërguar kryetarin Albin Kurti, por shefin e grupit parlamentar, Glauk Konjufcën.

“Në këtë tryezë do të marrë pjesë Glauk Konjufca”, tha zëdhënësja e Vetëvendosjes Tinka Kurti.

Këto takime kanë filluar me iniciativën e ish-kryeministrit Isa Mustafa gjatë javë së shkuar.

Mirëpo edhe pse i kishte ftuar kryetarët, asnjë prej tyre, përveç Gëzim Kelmendit të partisë Fjala që kishte qenë prezent.

Partitë politike dhe grupet parlamentarë janë dakorduar që këto takime të vazhdojnë dhe të organizohen me rotacion nga të gjitha partitë politike.

http://kallxo.com/kadri-veseli-i-fton-ne-takim-kryetaret-e-partive-politike/

Në tryezën e fundit të organizuar nga LDK-ja nuk kishin diskutuar për shkuarjen në zgjedhje ani pse në ftesën e Mustafës ishte përmendur si pikë e rendit të ditës.

http://kallxo.com/gjnk/tryeza-e-ldk-se-e-bute-nuk-diskutohet-shkuarja-ne-zgjedhje/