Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Apelit Nuk e Di Kur do të Fillojnë Punën në Mitrovicë

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, nuk e di se kur do jetë funksionale dega e kësaj Gjykate në Mitrovicë.

Ai për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka deklaruar se nuk e di se kur do të fillojë punën ajo degë, e cila është paraparë me Marrëveshjen për Drejtësinë të arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kam ndonjë informatë për shkak se unë s`kam patur qasje në bisedimet që deri më tani i kanë pasur paraardhësit e mi, ish-kryetari Mekaj dhe ushtruesja e detyrës Tomka Berishaj. Por, sa e di kjo çështje ka mbërri diku gati në përfundim”, ka thënë kryetari i Apelit Hasan Shala transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Ai ka thënë se nuk ka informatë se kur pritet të jetë funksionale dega e Gjykatës së Apelit në Mitrovicë për shkak se sipas tij me këtë çështje është marrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Deklaratën e kryetarit të Apelit lidhur me funksionalizimin e degës së kësaj Gjykate në Mitrovicë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.