Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Mitrovicës. Foto: Kallxo.com

Kryeprokurori Premton Luftë Ndaj fajdeve e Haraçit

Ai ka thënë se ka vonesa në trajtimin e këtyre lëndëve, mirëpo këtë e ka arrestuar me kushtet në të cilat punojnë prokurorët dhe gjyqtarët e Mitrovicës.

“Ne kemi qenë një prej prokurorive që kemi filluar ndjekjen penale të veprave të fajdesë. Kemi pasur dy aksione kundër dy grupeve së bashku me policinë, ku kemi arrestuar kryerësit dhe ato akuza i kemi kryer dhe presim tani gjykimin e tyre në Gjykatë”, ka thënë Syla.

Kryeprokurori Syla ka kërkuar nga qytetarët e regjionit të Mitrovicës që të mos hezitojnë dhe të mos kenë frikë që t`i paraqesin rastet e haraçit, pasi që sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund t`i kapin kryerësit e këtyre veprave penale.

“Në territorin që e mbulon kjo prokurori ka haraç, dhe të gjitha rastet që i kemi zbuluar ne kemi bërë ndjekjen. Mirëpo besoj se me punë me efikase dhe me rritjen e besimit të qytetarëve, sepse kemi shumë dëshmitarë që nuk dëshmojnë asnjëherë  dhe kjo na pengon në hetime. Por, shpresoj që qytetarët e prekur nga këto rate të bashkëpunojnë me ne në mënyrë që ta luftojmë këtë dukuri”, ka deklaruar kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla.

Deklaratën e Shyqyri Sylës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: