Foto: Atdhe Mulla

Kryeministri Tregon se Çka Përfshin Marrëveshja që Dërgohet në Kuvend për Votim

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se Marrëveshja për Demarkacionin, e cila do të dërgohet për ratifikim në Kuvend, përmban deklaratën e përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi si dhe raportin e Komisionit të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

I pyetur nëse e ratifikon pala malazeze deklaratën e presidentëve Thaçi e Vujanoviq, Haradinaj tha se ne nuk e obligojmë Malin e Zi.

“Bazuar në gjendjen që e kemi, mund të ju them se raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve na e ka krijuar terrenin të ecim përpara”, shtoi ai.

“Sido që te quhen këto, teknike a substanciale, na vjen mirë që për Malin e Zi nuk janë shqetësim”, shtoi ai.

http://kallxo.com/miratohet-demarkacioni-ne-qeveri-kerkohet-seance-e-jashtezakonshme/

Kryeministri Haradinaj kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të enjten, kur do të nxirret për votim Marrëveshja e Demarkacionit.