Këta Janë Kandidatët për Drejtor të Teatrit të Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka arritur të bëjë një listë të ngushtë të personave në garë për të marrë drejtimin e Teatrit të Gjilanit.

Avni Shkodra, Bekim Korqa, Erson Zymberi dhe Emine Toska do ti nënshtrohen edhe një testi me shkrim në fazën finale të përzgjedhjes.

Më 6 shkurt, komuna e shpalli të hapur konkursin për pozitën e Drejtorit të Teatrit, i cili konkurs do të zgjasë deri më 20 shkurt.

Për një vit e gjysmë Komuna e Gjilanit nuk ka mundur të përzgjedhë Drejtorin e Teatrit megjithëse kishte shpallur plot pesë konkurse.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar për mungesën e shfaqjeve të reja në këtë teatër.

Teatri i Gjilanit, Një Vit Pa Shfaqje të Reja e Pa Drejtor