Konferenca para protestës | Foto: KALLXO.com

Ish-Luftëtarët: Obligim Protestimi për Lirimin e Haradinajt

Një ditë para protestës së paralajmëruar kundër arrestimit dhe mbajtjes në Francë të Ramush Haradinajt, ish-bashkëluftëtarët e tij të organizuar nëpër shoqatat e dala nga lufta konstatuan se protestimi është obligim.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati ftoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në këtë protestë.

“Nesër ditë e shtunë do të organizojmë një protestë paqësore për gjeneralin Ramush Haradinaj. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës qe të na bashkohen në këtë protestë,” tha Gucati.

Kryetari i Organizatës së familjeve të Dëshmorëve Xhavit jashari tregoi se pse duhet të protestohet për Haradinajn

“Ramush Haradinaj është gjeneral i Kosovës është një njeri qe ka dhënë  3 vëllezër në luftën e Kosovës. Ai është vetë Kosova. Përveç njerëzve të partive obligim e kanë edhe të gjithë të tjerët të dalin në protestë dhe të kundërshtojnë të gjitha provokimet e shumta të Serbisë,” tha Jashari.

Ndërsa Fadil Shala, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës tregoi se kush pritet që t’i bashkohet protestës.

Nesër presim të na bashkohen të gjithë luftëtarët që janë, partitë politike dhe i gjithë populli në mbrojtje të vlerave të luftës,” tha Shala.

Protesta është paraparë të zhvillohet në Sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim në orën 13:00, ndërsa është planifikuar të zgjasë 45 minuta deri në një orë.

Sot një protestë në përkrahje të lirisë së Ramush Haradinajt u zhvillua në Deçan, ndërsa dje u hap një ekspozitë me piktura si solidarizim me Haradinajn.

http://kallxo.com/ish-luftetaret-obligim-protestimi-per-lirimin-e-haradinajt/

Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, ndërsa edhe pse u lirua me kusht më 12 janar, po mbahet në shtetin francez, derisa Franca të vendosë në lidhej me kërkesën e Serbisë për ekstradim të ish-komandantit të UÇK-së.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/