Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj | Foto: MPJ

Hoxhaj: Fletarresti për Haradinajn, Akt Provokues i Serbisë

Ministri Enver Hoxhaj luti vendet nga ishin eurodeputetët që të mos bien pre e provokimeve e të ndalojnë qytetarë të Kosovës në bazë të fletarresteve “të rrejshme”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur akt provokues e të papërgjegjshëm nga Serbia fletarrestin për Ramush Haradinajn, në bazë të të cilit ky i fundit është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti.

NDËRLIDHUR

Këto komente ministri i Jashtëm i bëri në mbledhjen e tretë të përbashkët të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë që po zhvillohet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Hoxhaj i ka lutur vendet e eurodeputetëve të pranishëm që të mos bien pre e provokimeve për të ndaluar lider a qytetarë të Kosovës në bazë të fletarresteve “të rrejshme” e “provokuese” të Serbisë.

Ramush Haradinaj po mbahet në Francë që nga dita e ndalimit të tij më 4 janar.

Ai është në pritje të vendimit të drejtësisë franceze rreth kërkesës serbe për ekstradim.

Seanca e radhës do të mbahet më 27 prill.

Shtyhet Përsëri Vendimi për Haradinajn

20 Prill 2017 - 16:53

Erjonë Popova 20/04/2017 - 16:53
NDËRVEPRIMI0