Haradinaj: Na Pret Shumë Punë
Edhe pse Ramush Haradinaj pas zgjedhjes kryeministër uroi kabinetin e tij me fjalët “Ju priftë e mbara në punë”, gazetarët nuk e lanë kreun e ri të “shpëtojë” me kaq.
Teksa u ndal para tyre, Haradinaj përsëri përmendi punën.
“E di se gjendja nuk është e lehtë. Na pret shumë punë. Tani do t’i pakojmë fjalët, e do të punojmë më shumë”, tha Haradinaj.
Ai premtoi mobilizim qeverisës e institucional, ndërsa tha se qeveria e tij ka të njëjtën madhësi për nga numri i ministrive, në raport me Qeverinë Mustafa.
Në fillim të seancës Haradinaj tha se po e trashëgon një situatë të vështirë.
http://kallxo.com/haradinaj-kerkon-kohe-per-pergatitjen-e-programit-qeveritar/
Haradinaj u pyet edhe për bojkotin e zgjedhjes së tij nga Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja dhe Alternativa.
“Të jeni ata që duhet të jeni” porositi Haradinaj opozitën.
Vetëvendosja gjatë seancës për votimin e qeverisë e përkrahur nga LDK-ja paraqiti mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj ende pa u zgjedhur ajo, ndërsa para votimit të qeverisë e tërhoqi mocionin.
Megjithatë shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdulah Hoti paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme.
Pas zgjedhjes së Haradinajt në Prishtinë u ndezëm fishekzjarre nga të kënaqurit prej këtij zhvillimi.