Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.
Haradinaj Mbetet në Francë
09.2.2017 - 16:22
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i liderit të AAK-së, Arianit Koci.
I pyetur nga gjykatësi i këtij rasti, Haradinaj ka refuzuar të ekstradohet në Serbi duke e quajtur politike kërkesën për ekstradimin e tij.
Lideri i AAK-së aktualisht gjendet në liri por nuk guxon të largohet nga Franca deri në marrjen e një vendimi lidhur me kërkesën për ekstradim.
Më 12 janar, gjykata franceze e kishte liruar me kusht ish-komandantin e UÇK-së, të cilin autoritetet serbe e akuzojnë për krime lufte, të kryera gjatë luftës së viteve 1998/1999.
http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/