Gruaja: Zenun Elezaj e ka Fjalën Kryesore në Shtëpi

Sipas bashkëshortes së kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, burri saj është ‘shefi’, në shtëpi.

Resmije Elezaj në intervistën e saj për Debat Pernime tregoi mbi raportet familjare dhe barazinë brenda shtëpisë së kandidatit Zenun Elezaj.

“Jemi të barabartë por kuptohet, burri e ka fjalën kryesore”, tha ajo.

Ajo po ashtu konsideron se burri i saj ka karakteristika të një menaxheri të mirë brenda dhe jashtë shtëpisë.

“Një njeri që din ta menaxhojë familjen e vet, ma merr mendja se mund të ja del edhe në Komunë. Është njeri i qetë, punëtor, njeri me karakter”, tha Elezaj.

Sipas saj çifti  posedojnë ,shtëpinë, një veturë Hondai Jeep dhe një tjetër të tipit Tauran.