Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Në Rastin e Grabitjes Dëshmojnë Vallëtaret dhe Këngëtarja (TV)

Për rastin e grabitjes së barnatores “ Medikamenti Vlora “ në Gjilan , që kishte ndodhur në janar 2013 ku ishin marrë 450 euro dhe një telefon celular “Nokia” , para Gjykatës Themelore të Gjilanit, të martën dëshmuan Lumturie Ademi, Ganimete Shabani dhe Fadile Caraku. Ndërsa të mërkurën dëshmoi një pjesëtare e policisë.

Islam Avdyli dhe Bekim Shabani, nga Gjilani akuzohen nga Prokuroria Themelore e Gjilanit se më 4 janar 2013 me qëllim që vetes t’i sjellin dobi të kundërligjshme pasurore kanë kryer grabitjen në dëm të së dëmtuarës Salihe Sermaxhaj.

NDËRLIDHUR

 Në rrugën “Murat Kryeziu“ afër spitalit të Gjilanit, rreth orës 20:20, të maskuar dhe nën kanosjen me armë zjarri, njëri i pandehur e godet Salihen me grushta në kokë, e tjetri ia drejton armën, dhe nga arka e barnatores nxjerrin 450 euro, e po ashtu edhe ia grabisin telefonin celular të markës “Nokia“ dhe ikin në drejtim të panjohur.

Dëshmitarja Lumturije Ademi, këngëtare e njohur me nofkën “Lumja“ tha se Islamin e kishte angazhuar si taksist për t’i bartur nga Gjilani, deri në një lokal në Viti, ku kjo do të këndonte.

Ajo tha se natën kritike, i akuzuari Islam Avdyli e kishte marrë atë rreth orës 19:40, pastaj së bashku kishin shkuar për të marrë edhe koleget e saj, valltaret Ganimete Shabani “Ganja” dhe Fadile Caraku “Vali”.

Sipas këngëtares Lumturije Ademi, i akuzuari pastaj i kishte dërguar ato tek restoranti “Tre Yjet”, në Viti.

Sipas saj, për arrestimin e Islamit kishte mësuar nga bashkëshortja e tij Remzija.

Dëshmitarja tjetër, Ganimete Shabani “Ganja“, tha se Islamin e kishin angazhuar si taksist për rreth 2-3 muaj, ndërsa për natën kritike ajo dëshmoi se i akuzuari në orën 3:30 pas mesnate i kishte marrë dhe i kishte dërguar të trijat nëpër shtëpitë e veta.

Në seancën e së mërkurës dëshmoi Zeta Emini police e Kosovës.

Ajo tha se në bazë të rezultatit të përgjimeve telefonike është konstatuar se të akuzuarit kanë biseduar me telefonin e së dëmtuarës, telefon ky i cili nuk është gjetur.

Ndërsa për dëshmitarin tjetër policin Bekim Sabedini, gjykata konstatoi se gjendet në pushim.

Edhe e dëmtuara Salihe Sermaxhaj nuk është paraqitur në gjykatore.

Gjykimi u shty për datën 12 shtator 2013.

ETIKETA

12 Korrik 2013 - 10:07

Ardian Lulaj 12/07/2013 - 10:07
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Në Rastin e Grabitjes Dëshmojnë Vallëtaret dhe Këngëtarja (TV)

by Gazeta JNK
NA NDIQNI