Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet Fëmija i Humbur në Mramor

4 vjeçari që ishte raportuar si i humbur dje nga një familje e fshatit Mramor është gjetur i gjallë sot nga Policia e Kosovës.

Policia kishte marrë një njoftim për largimin nga shtëpia të këtij djaloshi.

“Dje rreth orës 19:00 një familje nga fshati  Mramor kishte raportuar se  një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas këtij informacioni njësi të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë,  kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit.

Sipas Policisë së Kosovës fëmija është gjetur  dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit,  i cili ka vazhduar edhe sot,  ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë ( në gjendje të mirë shëndetësore)”, njofton policia.